E drejta Romake nga enkeleda Olldashi, undefined for Law. University of Tirana

Law

Description: Permbledhje e se drejtes romake , nga Enkeleda Olldashi
Showing pages  1  -  4  of  67
E DREJTA ROMAKE
2010
1
HYRJE
1. Programi dhe qëllimet e mësimit të së drejtës romake
Në kuptimin e gjerë apo gjenerik, terma e drejt romake, përfshin kryesisht tri disiplina shkencore që
ndryshojnë mjaftë:
a) Institucionet e të drejtës romake ose shkencën që gjurmon thelbin e institucioneve juridike të së drejtës
private në kohën e ekzistimit të Romës;
b) Historinë e së drejtës romake ose shkencën që studion evoluimin e institucioneve juridike romake
kryesisht në lëmin e organizimit të aparatit shtetëror dhe burimeve të drejtësisë; dhe
c) Pandektet ose shkencën që gjurmon të ashtuquajturën e drejtë romake e recipuar, apo të drejtën
romake që ishte marrë si rend pozitiv juridik në kohën e lindjes së rendit ekonomiko-shoqëror borgjez.
Në fakultetet tona të drejtësisë nuk studiohet as e drejta romake në kuptimin e gjerë apo gjenerik, as cilado
prej disiplinave të përmendura të së drejtës romake nga aspekti i saj i thjeshtë.
Në programin e mësimit të së drejtës romake kombinohen me qëllim elementet e studimit historik dhe
sistematik, apo elementet e historisë me elementet e institucioneve të së drejtës romake.
Shteti romak dhe e drejta romake ekzistuan dhe u zhvilluan plot XIII shekuj prej shek. të VIII të epokës së
vjetër gjer në shek. e VI të epokës së re. Për atë kohë shteti romak, prej një shteti të vogël një qyteti pa
rëndësi, evoluoi dhe u bë perandoria më e fuqishme skllavopronare, ndërsa e drejta romake prej rendit juridik
formalist dhe primitiv, u zhvillua dhe u bë sistemi më i përsosur i të “drejtës që mbështetet në pronën e
thjeshtë private”.
Programi i mësimit të së drejtës romake, pas çështjeve hyrëse mbi burimet e historisë së shtetit romak dhe të
drejtës romake dhe mbi mënyrën e shtjellimit të materies, përpos fakteve themelore nga zhvillimi ekonomiko-
shoqëror i Romës, përfshin kryesisht tërë materien që juristët romak e quanin jus publicum dhe jus privatum.
Jus publicum apo e drejtë publike quhej përmbledhja e rregullave të cilat “ad statum rei rromanae
spectant”- i përkitnin pozitës juridike të shtetit romak. Jus publicum përfshinte rregullat e rregullimit
shtetëror, të burimeve të drejtësisë, të veprimit të organeve shtetërore, të financave shtetërore apo
publike, të organizimit të ushtrisë, të kolegjiumeve klerike, si dhe të veprave penale dhe të procedurës
penale.
Jus privatum apo e drejtë private quheshin ato rregulla juridike që shërbenin për rregullimin e
marrëdhënieve midis personave të koordinuar fizikë apo juridikë. E drejtë private është ajo që i përket
dobisë së individëve.
E drejta private ndahet në tri pjesë, e tërë drejtësia që e përdorim ne, ka bëjë ose me:
a) Persona (PERSONAS); ose me
b) Sende (RES); ose me
c) Padi (ACTIONES).
Jus quod ad personas pertinent përfshinte normat juridike me të cilat rregulloheshin të ashtuquajturat të
drejta personale midis banorëve të shtetit romak. Në këto norma bënin pjesë p.sh. rregullat
- e zotësisë juridike dhe vepruese të qytetarëve,
- të zotësisë juridike dhe të veprimit të personavelirë që nuk ishin qytetarë të shtetit romak,
- e autorizimeve të patronëve mbi skllevërit,
- e pushtetit të burrit ndaj gruas,
- e pushtetit të atit ndaj fëmijëve,
- e pushtetit të tutorit dhe kujdestarit ndaj personave pa zotësi veprimi.
Jus quod ad res pertinent përfshinte rregullat e marrëdhënieve pronësore midis personave që dilnin si
titullar të autorizimeve pronësore si p.sh. rregullat
- e pronës,
- të posedimit,
- të të drejtave reale mbi sendet e huaja,
- të detyrimeve, dhe
- të trashëgimit.
E DREJTA ROMAKE
2010
2
Jus quod ad actiones pertinent përfshinte rregullat juridike me të cilat rregullohej mbrojtja e të drejtave
subjektive të karakterit personal dhe pronësor si p.sh. rregullat
- e ushtrimit të procedurës gjyqësore,
- të llojeve të padive,
- të kundërshtimeve të lejuara etj.
Juristët e lashtë romak e përcaktonin shtetin si ,,res publica” si organizatë, që ekziston për mbrojtjen e
interesave të përgjithshme të të gjithë banorëve, kurse dijetarët si ,,ars boni et aequi” si mjeshtri të së mirës
dhe të së drejtës apo bile edhe si apostullat të moralit: të jetosh me nder, të mos i bësh dëm tjetrit, secili të
marrë atë që i takon.
Në fakultetet tona të drejtësisë, diskutohet se a duhet të parashikohet edhe mësimi i të drejtës romake në
planin mësimor. Kundërshtarët e mësimit të së drejtës romake theksojnë se e drejta romake e cila studion
krijimin dhe zhvillimin e shtetit dhe drejtësisë të botës së lashtë skllavopronare nuk paraqet ndonjë interes
praktik për formimin e juristit në shoqërinë socialiste. Bile ata theksojnë se mësimi i kësaj lënde mund të jetë i
dëmshëm, sepse mund të ngjasë që juristët të edukohen në frymën që është fare larg nga ajo e të drejtës
socialiste.
Arsyet e mësimit të së drejtës romake janë:
e drejta romake me materialin konkret historik vë në dukje ligjshmëritë themelore të zhvillimit të
shtetit dhe drejtësisë;
përpunon institucionet shtetërore dhe juridike të shtetit më të zhvilluar skllavopronar;
me terminologjinë juridike të perfeksionuar paraqet burim të pashtershëm të mësimit të gjuhës
juridike;
e drejta romake juristëve ju shërben si enciklopedi për mësimin e teknikës së analizës së fakteve
juridike;
e drejta romake, në shoqërinë kapitaliste u recipua dhe shërbeu si rend juridik subsidiar.
2. Periodizimi i zhvillimit historik të shtetit dhe të së drejtës Romake
Në bazë të fakteve historike, mund të konkludojmë se periodizimi në studimin e historisë të së drejtës
romake, duhet të jetë ky:
I. Perioda e parë perioda e shtetit të lashtë romak patriciano – blebejas dhe e jus civile të lashtë
romake (prej fillimit të krijimit të shtetit romak gjer me futjen e magjistraturës së pretorit peregrin ― prej vitit 754 242
para epokës së re);
II. Perioda e dytë perioda e shtetit klasik skllavopronar dhe e të drejtës romake honorare dhe klasike
(prej futjes së magjistraturës së pretorit peregrin gjer te Edikti i Karakales ― prej vitit 242 të epokës së vjetër 212 të
epokës së re);
III. Perioda e tretë perioda e shtetit centralist burokratik dhe absolut dhe e të drejtës unike
perandorake romake apo e të drejtës postklasike (prej Ediktit të Karakales gjer në shkatërrimin e perandorisë
romake të perëndimit apo gjer kur vdiq Justiniani ― prej vitit 212 476 apo 565 të epokës së re).
E DREJTA ROMAKE
2010
3
BURIMET E SË DREJTËS ROMAKE NË PERIODËN E PARË
1. Perioda e rregullave të pashkruara të sjelljes, jus non scriptum
Jus non scriptum apo rregullat e pashkruara të sjellje zbatoheshin në fazat e lashta të zhvillimit të rregullave
romake të sjelljes. Në këtë kohë mbretërit ishin organet operative të bashkësisë romake e cila ende nuk kishte
ligje të përcaktuara me siguri.
Në këtë periodë mbretërit aplikonin rregullat zakonore ,,mors majorum”, që kishin lindur në kuadrin e
gjensit dhe rregullimit shoqëror gjentil.
Meqë në këtë periodë nuk ka pasur ndarje klasore, rregullat e sjelljes të shoqërisë romake nuk kishin rëndësi
juridike.
Prandaj në zhvillimin e rregullave romake të sjelljes, periodën më të lashtë duhet ta quajmë periodë të
zakoneve.
2. Perioda e rregullave zakonore të sjelljes
Mos, mores majorum, diuturna, longa ose inveterata coensetudo ishin shprehje romake të rregullave
zakonore të sjelljes.
Bashkësia gjentile ishte një bashkësi gjentilësh solidarë, pjesëtarët e bashkësisë gjentile nuk jetonin të
paorganizuar dhe në anarki. Në gjirin e organizatës gjentile u konsoliduan disa rregulla të sjelljes, që u
përgjigjeshin interesave vitale të gjensit dhe të të gjithë anëtarëve të tij. Prandaj, këtyre rregullave, me
përjashtime të rralla, u nënshtroheshin të gjithë pjesëtarët e gjensit, pa ndonjë dhunë të posaçme dhe të bindur
thellë. Ndërsa ata që nuk u bindeshin përgjigjeshin para asambleve të gjentilëve dhe në fund mund të
përjashtoheshin nga jeta e bashkësisë.
3. Perioda e së drejtës zakonore
Në kohën e ndarjes së shoqërisë romake në shtresat e patronëve dhe të klientëve, patricëve dhe plebejasëve,
njerëzve të lirë dhe skllevërve, lindnin edhe më tutje zakonet që shprehnin interesat solidare të pjesëtarëve të
çdo grupi.
Rregullat zakonore, të krijuara në gjirin e një grupacioni shoqëror dhe që u imponoheshin shtresave të tjera
shoqërore si rregulla të sjelljes, u bënë rregulla të së drejtës zakonore.
a) Jus dhe fas ishin institute të së drejtës romake.
Termën “fas” romakët e përdornin për të treguar zakonet dhe rregullat juridike zakonore me karakter
religjioz, ndërsa termën “jus” e përdornin për të treguar rregullat e sjelljes që shërbenin për rregullimin e
marrëdhënieve midis shtetit romak dhe qytetarëve të tij si dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve.
Në kohën më të lashtë, për shkak të mentalitetit të romakëve, të gjithë rregullat zakonore dhe ato
zakonore juridike, kishin karakter sakral dhe bënin pjesë në lëmin e të drejtës religjioze ― fas.
Me ndarjen e njerëzve në klasa dhe me imponimin e rregullave zakonore të krijuara në kuadrin e një klase, si
rregulla të sjelljes së klasës tjetër, filluan të krijohen edhe rregullat e jusit ose të së drejtës profane.
Në kohën e Republikës së hershme ky proces kishte përparuar mjaft dhe atëherë u bë ndarja e rregullave me
karakter religjioz dhe profan.
b) Leges regiae përmbajnë rregulla shumë arkaike mbi rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në
organizatën klano-fisnore, mbi kultin romak dhe religjionin, mbi marrëdhëniet midis burrit dhe gruas, si dhe
atit dhe fëmijëve. Përveç kësaj në përmbledhje ruhen edhe dispozitat e para nga lëmi i së drejtës penale dhe
civile.
E DREJTA ROMAKE
2010
4
4. Perioda e së drejtës së shkruar, jus scriptum
Perioda e jus scriptum filloi në Romë, kur me kërkesën e plebejasve u regjistruan rregullat e së drejtës
zakonore që i aplikonin magjistratët patricienë. Regjistrimi i rregullave të së drejtës zakonore kishte për
qëllim pengimin e arbitrarizmit të organeve patriciane dhe që plebejasve t’u jepej minimumi i sigurisë
juridike. Për ta realizuar këtë, plebejasit duhej ta thyenin doemos me qëndresë dhe vitalitet jo vetëm
rezistencën e organeve shtetërore, por edhe rezistencën e tërë klasës së patricëve, si rezultat i luftës së
qëndrueshme të plebejasve doli lex XII tabularum apo ligji i XII tabelave.
5. Ligji i XII tabelave
Përpjekjet e plebejasve që të regjistrohen rregullat juridike zakonore, bënë që të themelohej komisioni prej
tre anëtarësh i cili qe dërguar në Greqi t’i studionte ligjet e Solonit. Pas kthimit të komisionit, qe suspenduar
magjistratura e rregullt konsullata dhe në vend të konsujve u zgjodhën decemviri legibus scribendis, të cilët
i regjistruan rregullat juridike në 10 tabela dhe ua paraqitën komicioneve centurione për aprovim. Meqë u
konstatua se tabelat e propozuara nuk përmbanin të gjitha dispozitat juridike, për vitin tjetër u zgjodhën
decemvirët e rinj të cilët ua parashtruan komocioneve centuriane edhe dy tabelat e fundit. Kështu lindi ligji i
XII tabelave, i cili gjatë tërë historisë së Romës konsiderohej si “fons omnis publici privatique juris”, që
përfaqësonte ligjin e atëhershëm .
Teksti i ligjit ishte i shkruar në pllaka bakri dhe i ekspozuar në forum.
Kodi përmbante dispozita:
- Mbi procedurën gjyqësore dhe mbi ekzekutimin e aktgjykimeve (tab. 1 – 3);
- Mbi marrëdhëniet familjare dhe mbi të drejtën trashëgimore (tab. 4 – 5);
- Mbi marrëdhëniet pronësore (tab. 6 – 8);
- Mbi veprat penale (tab. 9);
- Mbi aktet religjioze (tab. 10), si dhe
- Dispozita tjera për rregullimin e lloj – lloj lëmive të jetës shoqërore (tab. 11 dhe 12).
6. Ligjet leges
Vendimet e komicioneve me përmbajtje të përgjithshme dhe abstrakte quheshin leges ose ligje: ligji është
ajo që urdhëron dhe përcakton populli.
Iniciativën për të nxjerrë ligje e kishin magjistratët me jus agendi cum populo. Magjistratët përpilonin
propozimin ligjor rogatio dhe e ekspozonin në forum. Pas tri nundinesh mblidheshin asambletë që të
votonin për propozimin ligjor me ,,uti rogas “ ose me ,,antiquo”.
Kur shumica e centurioneve apo shumica e tribuseve votonin për rogacion e magjistratëve, rogacioja e
aprovuar merrej si ligj ose lex.
Ligji i aprovuar nuk e obligonte popullin romak për gjersa:
1. Nuk e ratifikonte senati, dhe
2. Magjistrati nuk e kishte përpiluar drejt formalisht tekstin e ligjit që pastaj ekspozohej në forum.
Me rastin e përpilimit të tekstit të ligjit, magjistrati duhej që më parë ta shkruante patjetër PRESCRIPTION
që përmbante shënimet mbi propozuesin e ligjit dhe mbi kryetarin e komisioneve, si dhe për ditën , vendin e
seancës dhe votimin.
Pas preascriptios shkruhej tekstualisht ROGACIOJA. Rogacioja e aprovuar, nuk dallonte fare nga propozimi
i magjistratit, sepse asambletë nuk diskutonin, por propozimin e aprovonin apo e refuzonin në tërësi.
Në fund, në tekstin e ligjit parashikohej patjetër edhe sanksioni, gjegjësisht masat që do të përdoreshin
kundër personit i cili nuk i përmbahej dispozitave ligjore.
The preview of this document ends here! Please or to read the full document or to download it.
Document information
Uploaded by: editnito
Views: 7952
Downloads : 5
Address:
University: University of Tirana
Subject: Law
Tags: max
Upload date: 05/03/2012
Embed this document:
Docsity is not optimized for the browser you're using. In order to have a better experience please switch to Google Chrome, Firefox, Internet Explorer 9+ or Safari! Download Google Chrome