Politika fiskale ne Shqiperi, Završni rad' predlog Ekonomska analiza
anisa-lime
anisa-lime

Politika fiskale ne Shqiperi, Završni rad' predlog Ekonomska analiza

52 str.
68broj poseta
Opis
Politika fiskale ne Shqiperi teme diplome
20 poeni
poeni preuzimanja potrebni da se preuzme
ovaj dokument
preuzmi dokument
pregled3 str. / 52
ovo je samo pregled
3 prikazano na 52 str.
ovo je samo pregled
3 prikazano na 52 str.
ovo je samo pregled
3 prikazano na 52 str.
ovo je samo pregled
3 prikazano na 52 str.

TEMË DIPLOME

Politika Fiskalenë Shqipëri Dorëzuar

Universitetit “ALEKSANDËR XHUVANI” te Elbasanit

FAKULTETI EKONOMIK

DEGA: FINANCE - KONTABILITET

Punoi: MIGENA BEQO & ANISA LIME

Në përmbushje të detyrimeve për Diplomën Bachelor Financë

Udhëheqës: MARSIDA RANXHA ASHIKU

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 1

ELBASAN 2014

DEKLARATË STUDENTORE

Nën përgjegjësinë tone deklarojme se ky punim është shkruajtur prej nesh, nuk është

prezantuar asnjëherë përpara një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk ka patur nje

botim te plote te materialeve dhe studimit te paraqitur ne te.

ABSTRAKT

Qëllimi i hartimit të këtij raporti është të kuptuarit e ndikimit të tatimeve, taksave apo politikave

te tjera te perdorura per vjeljen e te ardhurave nga tatimpaguesit per permbushjen e daljeve

publike. Paraqitja e nje pasqyre te detajuar te te gjitha taksave dhe tatimeve te perdorura ne

shtetin tone. Ky raport bazohet në shumë informacione te marra nga burime te ndryshme te

institucioneve shteterore duke bere krasime vjetore mbi ndryshimin e taksave te mbledhura sipas

vlerave, ndryshimit te te ardhurave dhe shpenzimeve por gjithashtu një vrojtim në nivel nacional

është ndërmarrë, për të mbuluar mungesën e informacionit, lidhur me ndikimin e takses progresive mbi buxhetin e shtetit ne baze te te ardhurave te individeve, vendosur ne 1 janar te

ketij viti. Metoda e perdorur per vrojtimin e kryer e ketij studimi eshte programi Microfit 4.0

sipas analizes se regresionit shumefaktorial per te na dhene nje analize me te detajuar te ndikimit

te te ardhurave (variabel i pavarur) mbi tatimin, (variabel sasior) dhe variablave te tjere cilesor.

Megjithatë kjo strukturë në vite ka ndryshuar dhe përdorimi i taksave te duhura ndikon ne

përmirësimin e gjendjes financiare dhe sociale te vendit, qellim kryesor rritja e mireqenies dhe

ulja e varferise. Mbi te gjitha ndikimi pozitiv në mirëqenien materiale, ka të njëjtin efekt edhe në

mirëqenien emocionale. Prioritet mbetet hartimi, ndertimi dhe zbatimi i politikave ekonomike

që nxisin zhvillimin dhe rrisin nivelin e punësimit e të ardhurave; përgjegjëse ndaj problemeve

ekonomike. Nuk ka politika te mira apo te keqija eshte menyra se si transmetohen dhe

interpretohen. Këto ndërhyrje kërkojnë bashkëpunim ndërmjet shumë strukturave dhe

organizmave qeveritare, kualifikim adeguat te punonjesve taksambledhese dhe nivel minimal

korrupsioni.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 2

MIRËNJOHJE! Pikë së pari, përpara se të fillojme të paraqesim punimin tone, nuk mund të harrojme pa

falenderuar ata persona që na dhanë ndihmesën e tyre për të realizuar këtë teme.

Në radhë të parë falënderojme udhëheqësen tone Marsida Ranxha Ashiku, e cila ofroi ndihmen e

saj në hartimin e studimit, metodologjinë, kryerjen e vlerësimit si dhe për plotësimet, komentet,

redaktimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Mirënjohje e veçantë shkon për Universitetin ‘’Aleksandër Xhuvani’’, për mundësinë e ofruar, si dhe për të gjithë pedagogët me të cilët kemi patur kënaqësinë të ndajmë së bashku orët e

leksioneve duke na u përkushtuar në maksimum.

Faleminderit

Struktura

Kapitulli I- EVOLUCIONI I POLITIKES FISKALE NDER VITE

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 3

1.1 Hyrje ........................................................................................................................................6

1.2 Drejtimi i Zogut........................................................................................................................6

1.3 Ne vitet e socializmit.................................................................................................................7

Kapitulli II- POLITIKA FISKALE-OBJEKTIVAT,INSTRUMENTET DHE EFEKTET

2.1 Koncepte hyrëse........................................................................................................................9

2.2 Objektivat e politikës fiskale...................................................................................................10

2.3 Instrumentet dhe efektet e politikës fiskale.............................................................................11

2.4 Veprimi i politikës fiskale në shtimin ekonomik.....................................................................11

2.5 Veprimi i politikës fiskale në punësim dhe nivelin e çmimeve...............................................11

Kapitulli III- SISTEMI FISKAL NE SHQIPERI-TATIMET DHE TAKSAT.

3.1 Analiza e legjislacionit fiskal...................................................................................................14

3.2 Tatimet dhe Taksat ne RSH.....................................................................................................14

3.3 Tatimet direkte mbi biznesin...................................................................................................19

3.4 Tatimet e individeve...............................................................................................................20

3.5 Tatimi mbi vleren e shtuar (tvsh).............................................................................................20

3.6 Akcizat.....................................................................................................................................20

3.7 Taksat kombëtare dhe ato vendore.........................................................................................21 Kapitulli IV- ANALIZE E TATIMEVE DHE TAKSAVE

4.1 Ecuria e tatimeve dhe taksave..................................................................................................22

4.2 Performanca e te ardhurave per periudhen 1993 –

2013...............................................................................................24

4.3 Analize e te ardhurave per periudhen 2000-2013....................................................................29

4.4 Raporti i shpenzimeve publike me të ardhurat

publike...................................................................................................34

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 4

4.5 Borxhi

publik….............................................................................................................................................

........................37

4.6 Krahasim i te ardhurave Janar - Prill 2013 - 2014

………………………………………………………38

4.7 Barra tatimore në Ballkan dhe në Bote...................................................................................43

Kapitulli V RAST STUDIMI MBI TAKSEN PROGRESIVE

5.1 Taksa progresive .....................................................................................................................46

5.2 Rasti i studimit.........................................................................................................................49

Kapitulli VI REKOMANDIME DHE KONKLUZIONE

6.1 Rekomandime..........................................................................................................................54

6.2 Konkluzione……………………………………………………….…………………….…...55

Referencat

Kapitulli I

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 5

EVOLUCIONI I POLITIKES FISKALE NDER VITE.

1.1Hyrje

Me termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se si qeveria zgjedh të shpenzojë buxhetin e saj

me qëllim të furnizimit të qytetarëve me shërbime dhe mallra publike –shpesh duke u referuar si

“shpenzime”. Këto mallra dhe shërbime përfshijnë infrastrukturën publike, edukimin,

shëndetësinë, sigurinë publike, gjyqësinë etj…Qeveria përpiqet t’i gjejë metodat më të mira për

financimin e këtyre shpenzimeve nëpërmjet llojeve të ndryshme të tatimeve si: TVSH, taksat

doganore, tatimet në të hyra personale, tatimie në të hyra të korporatave, kontributet për

sigurimin social, etj. Gjatë zbatimit të politikave tatimore, qeveria mundohet që të sigurojë nivel

të ulët të ngarkesave tatimore dhe trajtim të barabartë si për biznese, ashtu dhe për qytetarët.

Historia e Shtetit modern shqiptar fillon me pavaresine kombetare me 28 nentor 1912 dhe

sidomos me krijimin e institucioneve shteterore. Nje nga institucionet me te rendesishme ishte

Adminstrata Financiare, ministri i pare i se ciles ne Shqiperi ka qene Abdi Toptani. Ministria e

Financave, e drejtuar nga Abdi Toptani, menjehere sapo u formua, hodhi poshte sistemenin e

kapitulacioneve dhe vendosi sovranitetin e vet juridik dhe fiskal. Ajo vendosi tarifen doganore ne

baze tagri specifik mbi llojin e mallrave, e cila pati qellim fiskal. Ministri Toptani vijoi ne

veprimet e veta ligjore, duke vepruar edhe me taksat doganore si me pare, d.m.th. 11% mbi vleften e mallrave, qe importoheshin dhe 1% mbi vleften e mallrave, qe eksportoheshin. Me

vone, politikat financiare te qeverive shqiptare te viteve '20 dhe '30 te shekullit te XX, perparuan

me shume.

1.2Drejtimi i Zogut

Ne vitin 1925, u krijua monedha e pare shqiptare (franga ar shqiptare). Futja e kapitalit te huaj u

be politika zyrtare e qeverive te mbretit Zog. Me kete, Zogu, ne planin e brendshem synonte te

forconte pushtetin personal, te pasuronte perkrahesit e vet; por dhenien e koncesioneve e

kapitalit te huaj e perdori edhe si mjet per sigurimin e te ardhurave per rregjimin, ne formen e huave e te rentes, me te cilat Zogu llogariste te dilte nga kriza e rende financiare. Gjate viteve

1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian i diktuan qeverive shqiptare perfundimin e nje

marreveshjeje per Bashkimin Doganor. Ky bashkim, ne ate kohe, do te perfshinte ekonomine

shqiptare ne sistemin e ekonomise italiane dhe hapjen pa kufizim te kapitalit italian. Bashkimi

Doganor do te godiste ne menyre te drejtperdrejte interesat e borgjezise shqiptare te sapokrijuar.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 6

Por, edhe buxheti i shtetit, do te privohej nga nje burim i rendesishem te ardhurash, sic ishin te

ardhurat nga doganat. Zogu formalisht e pranoi kete marreveshje, por pastaj e refuzoi.

1.3 Në vitet e socializmit. Ne vitet 1945-1990, ne shoqerine socialiste, ne ndryshim nga financat ne kapitalizem, financat

shqiptare u mbeshteten ne planifikimin dhe centralizimin, qe siguroheshin vetem ne kushtet e menyres socialiste te prodhimit, pra, ne kushtet e ekezistences se prones shoqerore socialiste mbi

mjetet e prodhimit dhe te shtetit te diktatures se proletariatit. Shperndarja e burimeve monetare

behej ne menyre te centralizuar dhe sipas nje politike unike per te gjithe vendin, gje, qe siguronte

formimin e fondit te cventralizuar te burimeve monetare ne duart e shtetit socialist.

Ne Shqiperi ne vitet e monizmit u ngrit dhe veproi nje sistem unik dhe i plote i organeve

financiare, qe perbehej nga dy hallka kryesore:

Organet financiare te pergjithshme, ku perfshiheshin Seksionet e financave, Seksionet e kontroll-

revizionit, Banka e Shtetit, Banka Bujqesore dhe Instituti i Arkave te Kursimeve dhe Sigurimeve.

Organet financiare te ndermarrjeve, te kooperativave dhe te degeve te ekonomise si: Deget e

finances dhe te kontabilitetit ne ndermarrjet ekonomike, ne kooperativat bujqesore, drejtorite e

finances dhe te kontroll-revizionit ne ministrite dhe institucionet e tjera qendrore.

Zbatimi i funksionit kontrollues te organeve financiare e te llogarise i siguronte shtetit socialist,

i cili ne Shqiperi ishte pronari i mjeteve kryesore te prodhimit dhe drejtuesi i ekonomise,

plotesimin e ketyre detyrave:

- ruajtjen dhe mireadministrimin e pasurise socialiste;

- perdorimin e vlerave materiale, te punes dhe monetare per qellime dhe ne kufijte e caktuar me

plan;

- shperndarjen e produkteve sipas parimit socialist te shperblimit te punes dhe politikes se

akumulimit, te cmimeve etj;

- perdorimin racional, me llogari e me efektivitet te mjeteve materiale dhe te forcave njerezore.

Me 13 janar 1945 u miratua ligji organik i Bankes se Shtetit Shqiptar. Kjo banke u krijua si nje

institucion i rendesishem i sistemit financiar te Shtetit Shqiptar. Ne gusht te vitit 1945, u

suprimua Banka Kombetare e Punes, ndersa ne nentor te vitit 1945 u suprimua Banka e Napolit

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 7

ne Shqiperi. Gjate vitit 1945, Banka e Shtetit Shqiptar nisi te zhvilloje veprimtarine e saj ne

lemin e emetimit te monedhes dhe te kreditit.Qe nga shkurti i vitit 1946 deri ne fund te vitit

1990, Banka e Shtetit mbeshteti procesin e zhvillimit te ekonomise socialiste. Karakteristike per

kete periudhe ka qene centralizimi i skajshem i ketij sistemi ne duart e shtetit. Banka e Shtetit

Shqiptar, si banke qendrore, ishte qender e emisionit te monedhes. Pas vitit 1990, transformimi i

madh politik drejt demokracise solli ndryshime thelbesore edhe per sistemin bankar. Tiparet

kryesore te ketij transformimi ishin ndarja e funksioneve te bankes qendrore nga funksionet e

bankave te nivelit te dyte (bankave tregtare), rritja e numrit te bankave, shtrirja e veprimtarise se

tyre te kreditit ne disa dege te ekonomise shqiptare, si dhe hyrja e kapitalit te huaj ne tregun

bankar.Fundi i viteve '80, qe karakterizohet nga Renia e Murit te Berlinit dhe nga perfundimi i

Luftes se ftohte, beri qe edhe ne vendin tone te fryjne erera te reja, qe sollen nje sere

transformimesh radikale edhe ne sistemin financiar shqiptar. Transformimi i sistemit financiar,

qe nisi ne korrik te vitit 1991, perbehej ne ate kohe nga dy lloj reformash: Reforma fiskale dhe

reforma administrative. Keto reforma ishin nje proces intensiv per krijimin qe nga themelet te

nje sistemi te ri financiar, i cili duhej realizuar me nje shpejtesi te imponuar nga vete liberalizimi

i menjehershem i tregtise se jashtme dhe fillimi i aplikimit te detyrimeve fiskale mbi

veprimtarite ekonomiko-financiare te subjekteve private e publike. U hartua e u aprovua nje legjislacion voluminoz i ri per tatimet, doganat, bankat etj. Reformimi administrativ i sistemit

financiar perben nje riformim te strukturave te ndryshme te sistemit ne perputhje me funksionet

e reja, qe shtroheshin para tij. Nga ana tjeter, ishte e nevojshme te kryhej shpejt rinovimi i

personelit, rekrutimi mbi nivele profesionale, trajnimi dhe kualifikimi i punonjesve. Me rendesi

eshte per t'u vene ne dukje edhe ristrukturimi i Bankes se Shtetit, krijimi i bankave te huaja,

prerja e kartmonedhave te reja, privatizimi i Bankes se Kursimeve, roli i perfaqesuesve te FMN-

se dhe Bankes Boterore, per frymen e bashkepunimit ne formen e asistences per financat

shqiptare.

Kapitulli II

POLITIKA FISKALE-OBJEKTIVAT,INSTRUMENTET DHE EFEKTET

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 8

2.1Koncepte hyrëse Politika fiskale bashkë me politikën monetare janë dy komponentë themelore të politikës

ekonomike shtetërore të cilat shfrytëzohen për qëllime makroekonomike: influencimin e

produktit të përgjithshëm vendor, nivelin e punësimit, të ardhurën dhe nivelin e çmimeve.

Politika fiskale lidhet me veprimet e qeverisë në ndryshimin e kompozicionit të të hyrave dhe shpenzimeve publike, me qëllim të menaxhimit të kërkesës agregate për të mbajtur rritje të

qëndrueshme ekonomike me punësim relativisht të lartë, pa gjenerim të inflacionit, pa rritje të

borxhit publik dhe me bilanc të kënaqshëm të pagesave. Varësisht nga ecuritë ekonomike,

politika fiskale mund të jetë ekspansioniste dhe e shtrënguar. Një ekspansion fiskal do të thotë

shkurtim i taksave ose rritje e shpenzimeve publike me qëllim të stimulimit të rritjes së

konsumit, respektivisht rritjen e kërkesës agregate. Kjo ndodh kur qeveria vëren ngecje apo

shtim të ngadalshëm ekonomik ose kur papunësia është e lartë. Kështu, me rritjen e shpenzimeve

publike dhe shkurtimin e taksave, individëve dhe firmave u lihet një sasi më e madhe parash për

t’i shfrytëzuar në shpenzime konsumi ose investime. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e

punësimit dhe shtimin ekonomik. Ndërsa, politika fiskale shtrënguese do të thotë ulje e

shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Kur qeveria synon uljen e kërkesës agregate për të

ngadalësuar shtimin ekonomik apo uljen e inflacionit, përcaktohet për drejtimin e politikës

fiskale shtrënguese. Nëpërmjet politikës fiskale shtrënguese ulet oferta e parasë e cila më tutje ul

shpenzimet dhe kërkesën agregate. Njësoj, ulja e ofertës së parasë bërë presion edhe në ngritjen

e çmimeve në ekonomi. Kur qeveria përcaktohet për politikën fiskale, ajo bënë paraprakisht

vlerësimin e një numri të madh faktorësh përfshirë dhe ecurinë e variablave dhe indikatorëve

kryesore ekonomik dhe financiar, për shkak të ndikimit të tyre në shumën e të hyrave të

grumbulluara përmes taksave me të cilat përmbushen nevojat e financimit të programeve

qeveritare. Një çështje tjetër me rendësi për qeverinë është përcaktimi lidhur me deficitin

buxhetor, pra a do të mbulohen shpenzimet e rritura ose të pambuluara të qeverisë me financim nga huaja apo përmes emetimit të parasë (financimi monetarë i deficitit).

2.2 Objektivat e politikës fiskale Në procesin e formulimit të politikës fiskale, politikbërësit përcaktojnë objektivat të cilat synojnë

t’i realizojnë dhe instrumentet me të cilat ato objektiva bëhen të realizueshme, duke iu

përmbajtur detyrimisht principeve të menaxhimit fiskal si: a) transparenca lidhur me objektivat,

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 9

implementimin e politikës fiskale dhe publikimin e llogarive publike; b) stabiliteti i procesit të

bërjes së politikës fiskale; c) efikasiteti i ndikimit të politikës fiskale në ekonomi; d) përgjegjësia

në menaxhimin e financave publike; e) efikasiteti i modelimit dhe implementimit të politikës

fiskale; f) drejtësia (paanësia) duke përfshirë atë ndërmjet gjeneratave. Objektivat e politikës

fiskale lidhen me rritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore si qëllim parësor i një shoqërie

bashkëkohore. Kjo mirëqenie sigurohet vetëm në kushtet e një ambienti që e cilësojnë stabiliteti

ekonomik, politik dhe social. Pra, kur flasim për objektivat e politikës fiskale kemi parasysh :

1) përmbushjen e nevojave publike përmes një sistemi të shëndoshë të financimit publik;

2) realizimin e punësimit të plotë;

3) rritjen e normës së shtimit ekonomik;

4) ruajtjen e stabilitetit të çmimeve;

5) stabilitetin e bilancit të pagesave;

6) përmirësimin e kushteve të punës duke përfshirë përmirësimin e strukturës kualifikuese të

fuqisë punëtore dhe përparimin teknologjik;

7) stimulimin e kursimeve;

8) stimulimin e investimeve;

9) rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve dhe shërbimeve vendore;

10) rritjen e cilësisë së shërbimeve në arsim dhe shëndetësi.

Realizimi i këtyre objektivave varet nga: aftësia e qeverisë për bashkërenditjen e tyre me

instrumentet fiskale për të influencuar kompozicionin dhe nivelin e kërkesës agregate; saktësia e

analizave makroekonomike lidhur me trendet e indikatorëve kryesorë ekonomik dhe financiar;

rregullimi dhe marrëveshjet institucionale për koordinimin e politikave makroekonomike.

2.3 Instrumentet dhe efektet e politikës fiskale. Insrtumentat kryesore fiskale jane: konsumi, investimet, shpenzimet qeveritare dhe eksportet

neto dhe tatimi qe ndikon ne menyre indirekte mbi konsumin dhe kerkeses agregate. Përmes politikës fiskale, shteti mund të ndikoj drejtpërdrejtë në ekonomi. Kur ai vendos për taksat që i

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 10

grumbullon, transfertat, të mirat dhe shërbimet që i blen, financimin deficitar, në fakt

angazhohen në politikën fiskale. Çfarëdo ndryshimi në nivelin e këtyre instrumenteve ka efekt të

drejtpërdrejta në rrjedhat e përgjithshme ekonomike. Përmes instrumenteve të politikës fiskale

ndikohet në punësim dhe nivel të çmimeve, në rishpërndarjen më të mirë të të ardhurës dhe

pasurisë, në shtimin ekonomik, në rritjen e kursimit, në nivelin e investimeve, në çështjet e

edukimit, arsimit, kulturë dhe shëndetësi.

2.4 Veprimi i politikës fiskale në shtimin ekonomik. Masat e politikës fiskale mund të orientohen në përballimin e vështirësive afatshkurtra të nxitura

nga rrjedhat e dëmshme në ekonomi dhe përmirësimin e tyre. Përveç në rrjedhat afatshkurtra,

politika fiskale mund të orientohen edhe në rritjen afatgjate. Rritja ekonomike matet kryesisht

me rritjen e PBB brenda një periudhe të caktuar. Kjo rritje do të thotë njëkohësisht rritje e

shpenzimeve dhe të ardhurave publike, përmirësim i kushteve jetësore dhe ngritje e standardit të

jetës. Me masat e politikës ekonomike dhe të politikës fiskale tentohet arritja e një norme

optimale e matur e shtimit ekonomik e jo ajo maksimale. Norma maksimale arrihet me punësim

të plotë të të gjithë faktorëve të prodhimit. Por kjo do të ishte e pamundur në praktikë. Masat e

politikës fiskale në drejtim të nxitjes së shtimit ekonomik mund të numërohen:

• stimulimi i investimeve përmes lehtësive tatimore;

• subvencionimi i sektorëve të ndryshëm ekonomik;

• rritja e investimeve të infrastrukturës;

• nxitja dhe rritja e investimeve në kërkime, edukim dhe trajnim;

• heqja e rregullimit të tepërt i cili mund të pengoj zgjerimin e bizneseve.

2.5 Veprimi i politikës fiskale në punësim dhe nivelin e çmimeve. Shteti dhe organet e tjera publike – juridike disponojnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave

kombëtare. Ato paraqiten në anën e kërkesës në treg dhe drejtpërdrejtë blejnë mallra dhe

paguajnë për shërbimet që i shfrytëzojnë, njësoj si dhe subjektet jopublike. Nga të ardhurat

publike shteti paguan pensionet, kompensimet në kohën e papunësisë, dhe ndihma të tjera

sociale me të cilat ndikon në rritjen e fuqisë blerëse të atyre që i shfrytëzojnë këto pagesa.

Kështu, shteti ndikon edhe indirekt në rritjen e kërkesës në treg. Mirëpo, në rritjen e kërkesës

ndikon edhe ulja e ngarkesës tatimore të tatimpaguesve, lehtësitë dhe përjashtimet tatimore. Me

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 11

uljen e ngarkesës tatimore rritet fuqia blerëse e tatimpaguesve që për rezultat ka rritjen e

kërkesës aggregate. Në kushtet e punësimit të plotë, rritja e kërkesës agregate nuk ndikon në

rritjen e prodhimit dhe numrit të të punësuarve. Në këtë rast, rritja e kërkesës do të rezultonte me

rritjen e nivelit të çmimeve. Për të penguar rritjen e nivelit të çmimeve duhet të zvogëlohet

kërkesa deri në nivelin e duhur (të ofertës). Kërkesa agregate zvogëlohet me reduktimin e

transfertave publike, zvogëlimin e aktiviteteve publike, rritjen e ngarkesës tatimore dhe heqjen e

lehtësive dhe përjashtimeve nga tatimi. Të gjitha këto masa që ndërmerren me qëllim të

zvogëlimit të shpenzimeve publike dhe rritjes së të ardhurave publike janë të njohura si masa të

politikës restriktive apo kontraktive fiskale. Nëse, kërkesa agregate është më e vogël se oferta,

prapë vjen deri te ndryshimi i nivelit të çmimeve, që d.m.th. çmimet ulen. Për të vendosur

baraspeshën, shteti duhet t’i orientoje politikat fiskale në rritjen e kërkesës agregate përmes

rritjes së shpenzimeve dhe uljes së të ardhurave publike. Në radhët e shpenzimeve shteti rrit

dhëniet sociale, hap vende të reja pune, rrit aktivitetin investues dhe zvogëlon barrën tatimore.

Këto masa ndikojnë në rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve e me këtë edhe në rritjen e kërkesës

së përgjithshme dhe njihen si masa të politikës ekspansive fiskale. Ndërsa, masat neutrale

(konjukturale neutrale) të politikës fiskale kanë për qëllim të ruajnë punësimin e plotë dhe

nivelin e duhur të çmimeve. Në këtë rast, shpenzimet publike duhet të caktohen në atë mënyrë që kërkesa të mbetet e pandryshuar.

• Hendeku i ekspansionit i cili shkaktohet nga rritja e tepërt e kërkesës agregate, mbyllet me

politikë fiskale shtrënguese duke shkurtuar shpenzimet publike për të ndikuar në rënien e

kërkesës agregate e cila më tutje ndikon në rënien e PBB dhe uljen e nivelit të çmimeve.

• Hendeku i recesionit i cili shkaktohet nga kërkesa e pamjaftueshme, mbyllet me ekspansion

fiskal i cili drejtpërdrejtë rrit kërkesën agregate dhe PBB deri në nivelin e punësimit të plotë

(produktit potencial).

Në procesin e implementimit të politikës ekspansive dhe restriktive fiskale, gjithnjë duhet patur

parasysh veprimin e multiplikatorit dhe akseleratorit. Multiplikatori i shpenzimeve publike

tregon sa herë rriten (zvogëlohen) të ardhurat kur rriten (zvogëlohen) shpenzimet publike.

Kështu, në përpjekjet për uljen e papunësisë dhe rritjen e kërkesës së përgjithshme, shteti

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 12

organizon punë publike në përmasa të gjera. Me hapjen e vendeve të reja të punës dhe me

realizimin e të ardhurave të të punësuarve në këtë sektor, rritet kërkesa për produkte dhe

shërbime në treg. Rritja e kërkesës ndikon në rritjen e prodhimit, e kjo d.m.th. angazhim i fuqisë

së re punëtore të cilët me të ardhurat e realizuara prapë paraqiten në treg, e kështu me radhë. Në

këtë rast bëhet fjalë për multiplikatorin me parashenjë pozitive. Në të kundërtën, nëse me masat

e politikës fiskale synohet ulja e kërkesës, atëherë rritet ngarkesa tatimore e cila ndikon në

zvogëlimin e fuqisë blerëse, e kjo shkakton zvogëlimin e kërkesës që ka për pasojë zvogëlimin e

prodhimit. Zvogëlimi i prodhimit automatikisht ndikon në zvogëlimin e numrit të të punësuarve

e kjo prapë zvogëlon kërkesën. Në këtë rast kemi të bëjmë me multiplikatorin me parashenjë

negative. Akseleratori tregon raportin midis vlerës së investimeve neto dhe rritjes së kërkesës.

Me ndihmën e shpenzimeve publike plotësuese, si p.sh. dhënia e kredive me kushte të mira,

dhënia e subvencioneve, marrja e garancive, shteti ndikon në përshpejtimin e aktivitetit të

subjekteve ekonomike me qëllim të vënies së baraspeshës parciale. Përmes shpenzimeve publike

si instrument i politikës fiskale mund të ndikohet edhe në përmirësimin e strukturës kualifikuese

të papunëve, për të lehtësuar punësimin e tyre, pastaj në zvogëlimin e kohëzgjatjes së punës së

pensionistëve dhe honorarët me qëllim të hapjes së vendeve të punës për fuqi të re punëtore.

Kapitulli III

SISTEMI FISKAL NE SHQIPERI-TATIMET DHE TAKSAT.

3.1 Analiza e legjislacionit fiskal.

Gjate 10 vjeteve te fundit eshte shenuar nje progres i rendesishem ne drejtim dhe hartimit dhe

permiresimit te kuadrit ligjor fiskal ne Shqiperi. Mund te thuhet se aktualisht legjislacioni

tatimor mbulon e rregullon pothuajse te gjitha fushat dhe akivitetet, te gjitha llojet e tatimeve dhe

taksave. Megjithe progresin e shenuar lidhur me legjislacionin dhe administraten fiskale, situata

ne kete sektor mbetet problematike. Marredheniet e administrates fiskale me bizneset

bazohen shpesh me shume mbi ‘negociata’ informale sesa mbi vete ligjet fiskale. Kjo

shoqerohet me nje nivel te ulet te gjenerimit te te ardhurave tatimore, me mbipushtet te zyrtareve

te administrates tatimore ndaj bizneseve, dhe pushtet interpretues te tyre, me korrupsion teper te

larte, etj. Kufizimet e analizes. Analiza ka ne fokus rishikimin e legjislacionit fiskal, ne pikpamje te problematikes se hapesirave ligjore per interpretim subjektiv, problemeve te lidhura

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 13

me transparencen dhe apelimin. Nga ana tjeter, ne analize nuk adresohen problemet e

modifikimit te modeleve te sjelles dhe rritjes se kapaciteteve te administrates, nuk adreson

politikat fiskale me qellim nxitjen e biznesit, investimeve dhe eksporteve. Legjislacioni fiskal

qendron ne themel te sistemit te gjenerimit te te ardhurave buxhetore. Ai eshte gjithashtu nje

instrument qe – permes nivelit te takave dhe tatimeve – ndikon ne stimulimin apo frenimin e

ofertes se produketeve e sherbimeve ne nivel firme apo ofertes agregate. Nderkaq, legjislacioni

fiskal eshte nje faktor me ndikim direkt e te fuqishem mbi mjedisin e biznesit.

3.2 Tatimet dhe Taksat ne RSH Ç’janë tatimet dhe taksat?

Tatim dhe taksë quhet çdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit,

personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë, të

konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë. Ato përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave

në buxhetin e shtetit (mbi 90%). Në shumicën e rasteve termat “tatim” dhe “taksë” përdoren me

të njëjtin kuptim, megjithëse tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që

realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që

autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre.

Tatimet dhe taksat duhet t’i përgjigjen katër parimeve:

- Parimit të ligjshmërisë, sipas të cilit rregullat, vlerat dhe mënyrat e mbledhjes së tatimeve e

taksave të të gjitha llojeve duhet të fiksohen nëpërmjet ligjit, domethënë të votohen në

parlament.

- Parimit vjetor, sipas të cilit parlamenti duhet t’i jap çdo vit qeverisë autorizimin e mbledhjes së

tatimeve e taksave.

- Parimit të barazisë, sipas të cilit kontributi i përbashkët duhet të jetë gjithashtu i shpërndarë

midis qytetarëve për shkak të mundësive të tyre

- Parimit të nevojës.

Janë dy grupe të mëdha të tatimeve dhe taksave: ato direkte dhe ato indirekte. Në tatimet dhe

taksat direkte përfshihen ato tatime e taksa që llogaritem mbi të ardhurat, fitimet, pasuritë e

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 14

paluajtëshme dhe shërbimet publike të personave konkret fizik e juridik dhe duhet të derdhën në

buxhetin e shtetit po prej tyre. Në tatimet dhe taksat direkte përmëndim: tatimi mbi të ardhurat,

tatimi mbi fitimin, tatimi mbi pasurinë etj Tatimet dhe taksat direkte mund të vendosen në

mënyrë proporcionale (të njëjtën përqindje për të gjithë kontribuesit) ose progresive (përqindja

rritet në përputhje me shumën që tatohet)

Tatimet dhe taksat indirekte quhen ato që përfshihen në madhësinë e çmimit të produkteve, të

mallrave e të shërbimeve të ndryshme, dhe paguhen si pjesë e këtyre çmimeve nga

konsumatorët dhe derdhen në buxhetin e shtetit nga ata persona që janë shitës të produkteve,

mallrave e sherbimeve. Në tatimet dhe taksat indirekte përmëndim: tatimi mbi vlerën e shtuar,

taksën doganore, akciza, etj.

Tatimet dhe taksat në çdo vend grupohen në kombëtare (qëndrore) dhe lokale, duke u nisur nga

autoritet që i vendosin dhe i arkëtojnë.

Proporcionaliteti dhe progresiviteti janë dy mënyra të llogaritjes së vlerës së tatimeve e taksave.

Këto përbëjnë aktualisht debatin mbi qëllimin dhe drejtësinë e sistemit fiskal.

- Një tatim proporcional aplikohet me koeficientë të njëjtë të tatimit ndaj asaj që përbën bazën e

tatimit. (për shëmbull, tatimi mbi shoqëritë). Baza e tatimit është vlefta ekonomike (e të

ardhurave, pasurisë), që shërben si bazë e llogaritjes së tatimit. Partizanët e proporcionalitetit konsiderojnë se kjo është mënyrë e drejtë llogaritje, sepse sejcili kontribuon në proporcion të

njëjtë me të ardhurat e tij. Ata mendojnë gjithashtu që kjo mënyrë favorizon neutralitetin fiskal

(deformimet e kufizuara prej zgjedhjes ekonomike të agjentëve, mungesa sidomos e efekteve të

pragut). Tatimet proporcionale janë përgjithësisht më të thjeshta për t’u vendosur, dhe si të tilla

më pak të kushtueshme për t’u mbledhur.

- Me tatimin progresiv, koefiçienti i tatimit rritet mbi shumën që tatohet (për shëmbull, tatimi

mbi të ardhurat: sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më i rëndësishëm është pjesa që merret në

formën e tatimit. Në rastin e progresivitetit, përveç koefiçientit, përdoren elementë të tjerë për

vlerësimin e tatimit, si: minimumi i fillimit të tatitimit apo pragu. Tatimi progresiv mund të

konsiderohet si i drejtë në masën që mundëson një rishpërndarje të pasurive dhe një reduktim të

pabarazive. Përkundrazi, një progresivitet i fortë perceptohet prej disave si një element

dekurajues i punës suplementare ose investimit.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 15

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh,

rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e

tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, proçedurat për vendosjen,

ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, proçedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve

tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

Legjislacioni Tatimor

Legjislacioni tatimor përbëhet nga ligjet për tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore.

Ligji“Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”përcakton rregullat e përgjithshme të:

• regjistrimit të tatimpaguesve;

• vlerësimit të detyrimeve tatimore;

• mbledhjes së tatimeve me proçedura të zakonshme dhe të jashtëzakonshme;

• shkeljeve dhe dënimeve me karakter të përgjithshëm;

• kontrollit të tatimpaguesve;

• detyrimit të tatimpaguesve dhe palëve të treta për të dhënë informacion.

Sipas legjislacionit shqiptar: Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të

detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për

pagesa të vonuara të përcaktuara në ligj.

Dy karakteristika bazë të tatimeve janë:

♦ Pagesave tatimore u mungon kushti i kthimit dhe i kompensimit të drejpërdrejtë. Kjo do

të thotë se në rastin e tatimeve nuk aplikohet parimi një për një siç ndodh me pagesat e

tjera (p.sh taksat)

♦ Tatimet si rregull janë të hyra pa paracaktim. Në rastet më të përgjithshme, destinacioni i

përdorimit të tatimeve nuk përcaktohet. Tatimet si instrumenti kryesor dhe më i

rëndësishëm i mbledhjes së të hyrave publike paraqiten në një shumëllojshmëri formash.

Në legjislacionin shqiptar, duke patur parasysh momentin e krijimit të të ardhurave dhe

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 16

momentin e shpenzimit të këtyre të ardhurave, tatimet ndahen në të drejtpërdrejta dhe të

tërthorta. Kështu, sipas këtij kriteri tatimet që paguhen në momentin e krijimit të të

ardhurave përfaqësojnë grupin e tatimeve të drejtpërdrejta kurse ato që realizohen në

momentin e shpenzimit të të ardhurave të siguruara përfshihen në grupin e tatimeve të

tërthorta.

Taksat

Taksa është një kontribut i detyrueshëm për tu paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt përfiton

një shërbim publik. Pra, taksat paraqesin një kompensim për shërbimet publike speciale që

kryhen nga shteti në favor të personave të ndryshëm. Këto shërbime lidhen me një apo disa dobi

të drejpërdrejta të shtetasve.

Disa karakteristika të veçanta të taksave janë :

• Taksat janë kryesisht burim i të hyrave monetare të organeve lokale të shtetit, të

bashkive, komunave, etj.

• Shërbimet publike për të cilat paguhet taksa kanë të pranishëm edhe elementin e

vullentarisë gjë e cila në asnjë rast nuk ndodh me tatimet.

• Nga pikëpmja financiare roli i taksave është shumë më pak i ndjeshëm se sa i tatimeve.

Kështu dhe roli dhe rëndësia e taksave për përballimin e shpenzimeve për shërbimet është i ndjeshëm në buxhetin lokal e më pak i ndjeshëm në atë kombëtar.

TATIME E TAKSA KOMBËTARE

TATIME E TAKSA VENDORE

Tatimet indirekte

• Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

• Akcizat

• Taksat doganore

Tatimet direkte

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 17

• Tatimi mbi fitimin e shoqërive

• Tatimi mbi të ardhurat personale të individëve.

• Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për bizneset që nuk janë të regjistruar në TVSH.

• Tatimi mbi lojrat e fatit

• Tatim mbi pasurine.

Taksa

• Taksat portuale

• Taksat për shërbime konsullore

• Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja

• Taksa e importimit të automjeteve të përdorura

• Taksa për mbikalimet ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë

• Taksa vendore për biznesin e vogël.

• Taksa e fjetjes në hotel

• Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

• Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

• Taksa e rregjistrimit të përvitshëm të automjeteve

• Taksa për zënien e hapësirave publike

• Taksa e tabelës

• Taksa të përkohshme

• Taksa vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive

• Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 18

• Taksa e pajisjes së personave me pasaportë lundrimi

• Taksa e akteve dhe e pullës

Përgjegjësia tatimore (detyrimi për pagimin e tatimeve)

♦ Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në veprimtari ose

fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.

♦ Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në veprimtari ose

nuk zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm dhe i ka paguar të gjitha

tatimet, taksat, gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.

3.3 TATIMET DIREKTE MBI BIZNESIN

Tre janë tatimet kryesore direkte që paguhen nga tatimpaguesit e regjistruar në Republikën e

Shqipërisë:

Tatimi mbi fitimin , i cili paguhet nga tatimpaguesit që e kalojnë pragun e regjistrimit në

TVSH .

•Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin , i cili paguhet nga tatimpaguesit e regjistruar por që realizojnë

një qarkullim vjetor i cili nuk e kalon pragun e regjistrimit në TVSH.

•Taksa vendore mbi biznesin e vogël , e cila paguhet nga tatimpaguesit e regjistruar por që

realizojnë një qarkullim vjetor i cili nuk e kalon pragun e regjistrimit në TVSH.

Pragu i regjistrimit në TVSH është 5 milionë lekë në një vit kalendarik.

3.4 TATIMET E INDIVIDEVE

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfardolloj forme, nga çdo

burim, e realizuar nga çdo individ objekt tatimi në bazë të ligjit, me përjashtim të të ardhurave që

shprehimisht përjashtohen nga ligji. Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi

të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe

jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 19

për tatimin mbi të ardhurat personale vetëm për të ardhurat me burim në Republikën e

Shqipërisë.

3.5 TATIMI MBI VLEREN E SHTUAR (TVSH)

Tatimi mbi vlerën e shtuar është tatimi kryesor që aplikohet mbi konsumin e mallrave dhe

shërbimeve.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:

a. për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të realizuara kundrejt

pagesës nga personi i tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e

Republikës së Shqipërisë;

b. për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pragu i TVSH-së për regjistrim është 5 milionë lekë (për vitin kalendarik) për xhiron vjetore të

biznesit, ndërsa për profesionet e lira dhe shërbimin e hotelerisë nuk ka prag.

3.6 AKCIZAT

Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar

mallrash. Zakonisht akcizat aplikohen mbi:

• produktet e dëmshme për shëndetin;

• mallrat që ndotin ambientin; dhe,

• mallrat e luksit.

3.7 TAKSAT KOMBËTARE DHE ATO VENDORE

Përveç tatimeve direkte dhe indirekte, sistemi tatimor shqiptar përbëhet edhe nga taksat

kombëtare dhe ato vendore. Taksat kombëtare derdhen në buxhetin e shtetit, ndersa taksat lokale

në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore. Karakteristike themelore e taksave eshte se ato

paraqesin kundervleren per shperblimin e kryer nga organet shteterore ose organet e tjera

juridike e publike. Paguesit e taksave jane te interesuar direkt per pagimin e tyre dhe me to

nxisin punen e organeve shteterore. Taksat jane te hyra monetare te cilat sherbejne per plotesimin

e nevojave shoqerore ku si pagues jane personat juridik dhe fizik. Detyrimin e takses dhe nivelin

e saj e cakton organi shteteror ne menyre te njeanshme. Taksat paguhen per sherbime te natyres

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 20

jo materiale te cilat i kryejne organet shteterore administrative,gjyqesore,doganore,arsimore etj.

Megjithese taksapaguesit nuk e dine shumen e sakte te lekeve qe paguajne per taksa, pothuajse te

gjithe jane ne mendimin qe niveli i taksave eshte i larte. Por, po te pyesesh specialistet fiskale,

do te degjosh pergjigjen se ato jane ne nivele me te ulta se shume vende te tjera analoge. Po

atehere, pse shihet ne menyra te ndryshme ky tregues i rendesishem?

E para, ndersa nje pjese e popullsise paguan taksa, pjesa tjeter jeton nga ato.

E dyta, kur taksapaguesit krahasojne nivelin e taksave ne Shqiperi me vendet e tjera, ata marrin

parasysh ndryshimin ne shumen e te ardhurave qe ata perfitojne, apo u ngelen. Por, nje gje e

rendesishme, qe nuk duhet anashkaluar eshte se, politikanet dhe zyrtaret qeveritare, qe

percaktojne tarifat e taksimit kane “frike” nga taksat e ulta. Ata mendojne se ulja e taksave e

vendos Shqiperine ne statistikat e erreta, qe mund te kene ndikime negative ne maredheniet

politike – ekonomike. Kjo duhet kuptuar ne fakt, se sa me mire te shfrytezojme tarifat dhe

nivelet me te larta fiskale te vendeve perreth Shqiperise, aq me terheqese do te jete klima

ekonomike per investitoret e huaj qe duan te investojne ne vendin tone. Mireqenia e popullsise

me taksat e larta jane ne kontradikte me njera-tjetren. Studime te shumta te bera nga institucione

me emer si The Heritage Foundation, Freedom House dhe Fraser Institute shprehin qartesisht se

sa me shume liri fiskale dhe taksa te ulta ka nje vend, aq me i fuqishem behet ai.

Kapitulli IV

ANALIZE E TATIMEVE DHE TAKSAVE

4.1 Ecuria e tatimeve dhe taksave

Në pjesën e parë, jepet një vështrim i përgjithshëm i ecurisë së sistemit tatimor, ndryshimet

thelbësore dhe të ardhurat e mbledhura; në aspektin “historik” paraqitet periudha 21- vjeçare që

merret në analizë. Kjo periudhe është ndarë në 3 pjesë: periudha nga 1993 deri në 1999, më pas

nga viti 2000 deri në 2008 dhe periudha e tretë e impaktit të krizës financiare globale, nga viti

2009 deri në vitin 2013.

Në pjesën e dytë jepet një përshkrim më i detajuar i strukturës taksë/tatim dhe ndryshimet e

pësuara përgjatë 14-vjeçarit nga secila.

Në harkun kohor 21-vjeçar ecuria e të ardhurave të mbledhura nga tatim-fitimi ka qenë e

ndryshueshme.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 21

Në terma shumë të përgjithshme, totali i të ardhurave në buxhet, ka kaluar nga 33.5 miliardë lekë

në vitin 1993 në 328.627 miliardë lekë në vitin 2013, me një rritje prej 10 herë. Ecuria në vite

tregohet më qartë në grafikun më poshtë.

Grafik 1. Të ardhurat buxhetore dhe tatimore ne mln leke 1993-2013

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Raporte Fiskale Vjetore

Ne terma te struktures se taksimeve pergjate viteve ka pasur një zhvendosje të taksimit nga

taksat mbi tregtinë drejt TVSH-se dhe Akcizave. Aktualisht shumë pak të ardhura vijnë nga

tarifat doganore që i aplikohen importeve. Nga ana tjetër, taksimi indirekt (mbi konsumin) është

dominant në mbledhjen e të ardhurave kundrejt taksimit të të ardhurave (individë dhe kompani)

dhe pasurisë.

Një efekt të rëndësishëm ka pasur në të ardhurat e mbledhura edhe ndryshimi përgjatë viteve i

strukturës së PBB. Më këtë nënkuptojmë veprimin e dy faktorëve strukturore:

uljen graduale të peshës së sektorit publik në ekonomi (pra shkalla e privatizimit dhe

liberalizimit të ekonomisë) dhe brenda sektorit privat, uljen e kontributit të bujqësisë (që është

një sektor i pataksuar) në favor të sektorëve që u bënë kontribuues të rëndësishëm të të

ardhurave, si: ndërtimi, prodhimi, shërbimet. Kështu, në vitin 1996 sektori i bujqësisë përbënte

35.1 të PBB totale, ndërtimi përbënte vetëm 4.9%, prodhimi 9.5%; të njëjtët sektorë në vitin

2013 janë respektivisht 14.8%, 8% dhe 12%.

Tjetër faktor ndikues ka qenë administrimi, në kuptimin e eficencës në mbledhjen e të ardhurave, masat kundër evazionit, edukimin e taksapaguesve, rritjen e bazës së taksueshme.

Progres i rëndësishëm shënohet në fushën e administrimit, për tatime dhe dogana, veçanërisht

duke filluar nga viti 1998 e më tej. Ndër zhvillimet më të rëndësishme mund të përmendim:

strukturimin e administratës tatimore sipas funksioneve bazë; kompjuterizimin; ndarjen dhe

specializimin e funksioneve të Njësisë së Tatim-paguesve të Mëdhenj; shkrirja e zyrave të

vogla lokale në struktura rajonale më të mëdha dhe më të pakta në numër; rritje e kapaciteteve

të personelit dhe alokim i përshtatshëm i stafit; rritje e numrit të taksapaguesve të regjistruar

përmes thjeshtimit të procesit të regjistrimit; përmirësimi i procedurave të kontrollit tatimor

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 22

përmes zhvendosjes në kontrolle specifike kundrejt atyre të përgjithshme dhe rritjes së

përdorimit të analizave të riskut, etj.

Grafiku në vijim pasqyron ecurinë e taksimit direkt dhe atij indirekt në vite.

Grafik 2. Të ardhurat nga taksimi direkt dhe indirekt, në mln lekë, 1993-2013

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Raporte Fiskale Vjetore

Shënim: Për efekt analize, në grupin e tatimeve dhe taksave direkte kemi përfshirë TAP, tatimin

mbi fitimin, tatimin mbi pasurine dhe taksen e biznesit te vogel ; në taksimin indirekt kemi

përfshirë TVSH, akcizën dhe taksën doganore.

Në këtë raport të të ardhurave nga taksimi indirekt vs direkt kanë ndikuar disa faktorë:

• tatimet indirekte janë më të thjeshta për t’u mbledhur, veçanërisht ajo pjesë që mblidhet

në momentin e importit, ndërsa tatimet direkte (sidomos mbi të ardhurat individuale) për

kohë të gjatë kanë qenë dhe jane objekt i niveleve të larta të shmangies dhe evazionit

tatimor;

• politika e ndjekur ka qenë ajo e uljes së vazhdueshme të normave të taksimit direkt, me

fokus të veçantë tatim fitimin; ndërkaq, lidhur me taksimin indirekt, norma e TVSH-se

është mbajtur e pandryshuar që në vitin 1996 (kur hyri në fuqi tatimi mbi vlerën e shtuar) dhe akciza ka pësuar rritje të vazhdueshme për mallrat kryesore si karburante dhe cigare.

4.1 PERFORMANCA E TË ARDHURAVE PËR PERIUDHËN

1993-2013

Performanca e te ardhurave per periudhen 1993-1999

Grafiku 3 më poshtë tregon se të ardhurat nga taksat në periudhën fillestare tranzitore, në

Shqipëri ashtu si në të gjitha vendet në tranzicion kanë rënë dukshëm.

Grafik 3. Të ardhurat tatimore 1993-1999, në mln lekë

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 23

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Raporte Fiskale Vjetore

Në këtë periudhë reforma tatimore ishte e pakompletuar dhe përgjithësisht jo e shoqëruar me reformën e

duhur administrative, prandaj dhe të ardhurat, veçanërisht ato tatimore, performuan jo mirë në të ardhurat

në raport me PBB. Në fillim të periudhës tranzitore, 1993-1995, performanca e të ardhurave nga taksat

ishte në nivel të kënaqshëm për situatën.Në vitet 1996 dhe 1997, për shkak të pështjellimit ekonomik dhe

social që pasoi lulëzimin dhe rënien e skemave financiare piramidale, të ardhurat tatimore patën rënie në

raport me PBB, ndërkohë që vetë PBB pati një rritje nominale negative prej rreth 0.06 %. Në këtë

periudhë pati disa faktorë vendimtarë që influencuan performancën e të ardhurave:

• Së pari, historia dhe pika e fillimit, influencuan dukshëm në procesin e reformës së taksave.

Vëmë në dukje se Shqipëria e pati pikën e fillimit nga zero. Kjo për shumë faktorë, ku kryesorë

janë diferencat në nivelet e taksimit, kultura e dobët e administratës tatimore dhe taksapaguesve,

si dhe prirjet më të theksuara për evazion nga taksat, të nxitura edhe nga ambienti institucional

dhe ligjor. Eksperienca ka treguar se reformat efektive të taksave nuk mund të përmbushen të

izoluara nga keta faktore.

• “Gabimi” tjetër i vendimmarrjes me këtë periudhë ishte fokusimi tek modernizimi i

politikave të taksave, duke i kaluar çështjet e administratës dhe pajtimit vullnetar të

taksapaguesve në plan të dytë.

• Regjime speciale (përjashtime dhe lehtësira nga taksat, apo tax-holidays), të cilat në kthim, e bënin më të lehtë evazionin fiskal, deformimet, abuzimet, duke rritur kostot administrative

dhe ndarjen jo të drejtë të barrës tatimore midis taksapaguesve.

Performanca e te ardhurave per periudhen 2000-2008

Më përfundimin e periudhës së de-stabilizimit të shkaktuar nga rënia e skemave piramidale, të

ardhurat tatimore në përqindje të PBB patën një trend rritës në vitet në vazhdim, me rritje më të

theksuar deri në vitin 2008, kur të ardhurat tatimore ndaj PBB arritën në 24.3%. Rritja e raportit

të ardhura/PBB reflekton zhvillimet në ekonomi, me kalimin gradual nga zona informale në atë

formale.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 24

Rritja mesatare vjetore e të ardhurave deri në 2008 ka qenë në nivelin e konsiderueshëm 18%.

Ky nivel tejkalon rritjen nominale të PBB, çka do të thotë që në të ardhurat e mbledhura ka

luajtur rol të rëndësishëm faktori i administrimit fiskal. Trendi rrites paraqitet ne grafikun e

meposhtem.

Grafik 4. Të ardhurat tatimore 2000-2008, në mln lekë

Ne keto vite tatimet kane patur nje sere ndryshimesh si nga ana ligjore, ana strukturore dhe

administrative te mbledhjes se tyre por mbi te gjitha nga pesha qe ka secili tatim ne raport me te

ardhurat.

Me shfuqizimin e tatimit mbi qarkullimin dhe zëvendësimin e tij me Tatimin mbi Vlerën e

Shtuar, në vitin 1996, TVSH u bë burimi kryesor dhe më i qëndrueshëm i të ardhurave në sistemin tatimor shqiptar. Sistemi i TVSH-së në legjislacionin fiskal shqiptar është hartuar në

mënyrë të admirueshme: ai është i thjeshtë, me bazë të gjerë, përmban një shkallë tarifore

standarde prej 20% dhe ka një prag përjashtimi të arsyeshëm, tipik për vendet në zhvillim.

Rritja mesatare vjetore e të ardhurave nga TVSH ka qenë për periudhën rreth 14%.

Në këtë periudhë të ardhurat nga tatim fitimi dhe të ardhurat personale u rritën në vlerë

absolute dhe në % të totalit në strukturën e të ardhurave, duke reflektuar zhvillimet pozitive

ekonomike, përmirësimin e klimës së investimeve dhe politikat e zhvillimit te sektorit privat.

Politika më e rëndësishme tatimore e kësaj periudhe për taksimin direkt ishte vendosja e taksës

së sheshtë në vitin 2007, për taksimin individual dhe për fitimin e kompanive. Në mënyrë të veçantë, taksa e sheshtë për taksimin e individëve ndikoi në thjeshtimin e

administrimit të sistemit dhe rritjes së bazës së taksueshme.

Tatimi mbi të ardhurat personale ka qenë një nga taksat më të goditura nga evazioni

fiskal në Shqipëri.

Reforma ndryshoi në thelb strukturën e kësaj taksë, duke zëvendësuar shkallët progresive të

taksimit me një shkallë unike, për të gjitha llojet e të ardhurave personale, prej 10%. Rritja

mesatare vjetore e të ardhurave nga TAP për periudhën në fjalë ka qenë në nivelin 42%.

Për vitin 2008 të ardhurat nga tatim fitimi përbëjnë 2.2% të PBB nga 1.1% që ishin në

vitin 1999.

POLITIKA FISKALE

M. BEQO A. LIMEPage 25

nema postavljenih komentara
ovo je samo pregled
3 prikazano na 52 str.